Dhuna në SHBA, Obama: Vrasjet do të hetohen siç duhet

Dhuna në SHBA, Obama: Vrasjet do të hetohen siç duhet

Presidenti Barack Obama deklaroi të mërkurën se duhet bërë më shumë për të ndërtuar besimin se dhuna e policisë ndaj komunitetit me ngjyrë dhe hispanikëve do të hetohet siç duhet.

Ne duhet të punojmë më shumë së bashku për ndërtimin e besimit se dhuna e ushtruar nga policia, veçanërisht ajo vdekjeprurëse do të hetohet dhe drejtësia do të vihet në vend, tha Obama pas një takimi me aktivistë, deputetë dhe udhëheqës të zabatimit të ligjit.

Presidenti amerikan tha se mund të jetë i nevojshëm ndërtimi i një grupi praktikash për të siguruar që hetimet të kryen në mënyrë efetkive dhe të drejtë për të gjitha palët e përshira në konflikt. Takimi i cili vjen pas protestastave të shumta të shkaktuar nga vrasjet e dy personave me ngjyrë në dy ditë nga policia amerikane kishte si qëllim gjetjen e mënyrave për kapërcimin e hendekut të krijuar me policisë dhe komunitetit me ngjyrë.

Gjatë protestave një ish veteran ushtarak vrau 5 policë të bardhë në shenjë hakmarrje ndaj vrasjeve të njerëzve me ngjyrë. Obama bëri thirrje për bashkim të popullit dhe distanxim nga dëshpërimi që con thjesht në ndarje dhe përcarje mes popullsisë.

Ai shpalosi një seri hapash që mund të ndihmojnë në përmirësimin e marrëdhënieve mes zbatuesve të ligjit dhe komuniteteve, duke përfshirë përmirësimin e mbledhjes së të dhënave dhe përditësimin e praktikave trajnuese të policisë.

Shpërndaje në: