Dhunë e tmerrshme në Argjentinë, vdiq tifozi i hedhur nga tribunat (Foto)
Një incident i tmerrshëm ka ndodhur gjatë duelit Belgrano – Talleres në Primera Division të Argjentinës.
22-vjeçari Emanuel Balbao, tifoz i skuadrës Belgrano ka vdekur pasi u hodh nga tribunat e sektorit që i takonte mysafirëve të Talleres. Balbao kishte rënë nga një distancë prej 10 metrash, përcjell Periskopi.
Sipas mjekëve ai vdiq nga trondijta që kishte pësuar në tru. /Periskopi/




