Dhurata Dora ndër vite, kampione e ndërhyrjeve kirurgjike (Video/Foto)
Janë të paktë emrat e këngëtarëve shqiptare që kanë mbetur në Kosovë e që vazhdojnë të mbajnë koncerte.
Një ndër këta emra është edhe Dhurata Dora. Kjo e fundit përpos që ka një zë të këndshëm, ka edhe ndërhyrje të mëdha kirurgjike.
Dhurata këto ndërhyrje i ka bërë pas famës që arriti në muzikë. Po krahasove fotografitë e saj vite më parë, ndryshimet janë drastike të cilat i ka pësuar pamja e saj, shkruan Indeksonline.
Por ajo çfarë bie në sy në videoklipin e fundit të saj është pikërisht fytyra. Dhurata përpos që ka vendosur shumë grim e që sigurisht është profesional, dukshëm vërehen operacionet e saj në momentin kur kamera fokuson fytyrën.
Nuk dihet nëse këto operacione që pësuan në fytyrën e saj, do të vazhdojnë edhe në linjat trupore. Ndryshe kënga remake ‘Simpatia’ në bashkëpunim me Lumi B është duke ecur mirë me mbi 518 mijë klikime në kanalin Youtube./Indeksonline/







