Dhurata speciale e sheikut për Rihannen (Foto)
Jameel mesa duket është dashuruar marrëzisht me këngëtaren nga Barbadosi, e cila siç bëjne me dije mediat amerikane, mësohet t’u ketë thënë shoqërisë së saj se ka shumë ndjenjë për Hassan.
Sigurisht që kur flitet për një miliarder saudit, dhuratat e para që të shkojnë në mendje janë makinat luksoze apo diamantët, por pronari i Toyota në Arabi nuk është i tillë. Ai i ka dhuruar RiRit një arush të madh me një trëndafil.




