Di Caprios nuk i ndahet shpirti nga modelet: E dashura 25 vjet më e re është flakë fare

Di Caprios nuk i ndahet shpirti nga modelet: E dashura 25 vjet më e re është flakë fare

Ai njihet historikisht për lidhjet me modelet, lidhje të cilat në fakt zgjasnin gjithmonë pak. Por duket se 22 vjecarja Camila Morrone ja ka futur këmbët në një këpucë don zhuanit të Hollivudit, Leonardo di Caprio.

Duket se aktori dhe modelja të cilët janë në një lidhje dashurie prej disa vitesh dhe romanca e tyre po shkon gjithmonë e më shumë drejt zyrtarizimit.

Sipas ‘E!News’ modelja njihet si e dashura e tij dhe madje është prezantuar dhe me të afërmit e DiCaprios.

Sipas një burimi për ‘E!News’, Camila dhe Leo janë të dashuruar dhe të çmendur pas njëri-tjetrit.

Shpërndaje në: