Di Maria i përgjigjet tifozëve të United: Nuk e kisha me ju!

Di Maria i përgjigjet tifozëve të United: Nuk e kisha me ju!

Angel Di Maria thotë se nuk ka asnjë problem me Manchester Unitedin pavarësisht pritjes armiqësore që iu bë në Old Trafford.

Ylli i Paris Saint-Germain ishte një nga lojtarët që shkëlqeu për ekipin e tij në fitoren 2-0 ndaj ‘Djajve të Kuq’, duke kontribuar me dy asiste në dy golat e vetëm të ndeshjes.

Megjithatë, argjentinasi nuk u prit mirë nga tifozët në Old Trafford dhe kësisoji këta të fundit hodhën gjësende të ndryshme ndaj tij, me Unitedin që do përballet me disa sanksione nga UEFA për këto veprime.

Image result for Di Maria old trafford

Di Maria ka bërë të ditur se ai asnjëherë nuk ka pasur probleme me klubin, por me trajnerin Van Gaal.

”Ishte e vështirë, por e dija se kjo do të ndodhte”, tha fillimisht ai.

”Por unë e kam thënë atë në të kaluarën dhe e përsëris, kurrë nuk kam folur keq për njerëzit këtu dhe për këtë klub”.

”Këto janë gjëra që ndodhin dhe njerëzit e kanë marrë keq. Unë vetëm kisha probleme me trajnerin[Van Gaal]”, potencoi Di Maria. /Periskopi/

Shpërndaje në: