Di Maria mund të bëhet ‘kurban’ i PSG’së
Futbollisti argjentinas mund të kthehet përsëri në La Liga.
Angel Di Maria mund të jetë i sakrifikuari i parë i Paris Saint-Germain në këtë verë, pasi klubi po përballet me një dënim të mundshëm nga UEFA, për shkeljen e rregullave të Fair Play Financiar.
Mësohet se Angel Di Maria i është ofruar Atletico Madridit, pasi ai pëlqehet shumë nga trajneri Diego Simeone,raporton KosovaPress.
30-vjeçari ka një kontratë deri në 2019 me kampionët e Francës dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë, pasi dëshiron të jetë protagonist diku tjetër.
Vetë Di Maria ka pohuar se klubi do të shesë disa lojtarë për të qenë në rregull me Fair Play Financiar, ndaj dhe ky operacion mund konkretizohet në verë.
Di Maria ka luajtur në Spanjë me Real Madridin deri në vitin 2014.



