Di Maria sqaron përfundimisht të ardhmen e tij

Di Maria sqaron përfundimisht të ardhmen e tij

Angel Di Maria largohet përfundimisht nga Napoli dhe nga skuadrat e tjera të cilat lakoheshin në të ardhshmen e tij.

Duket se argjentinasi ka vendosur të qëndrojë te Paris Saint Germain.

Duke zgjedhur një postim në rrjetin social “Instagram”, ish-lojtari i Benfica, Real Madrid dhe Manchester United ka komunikuar se nuk ka asgjë të vërtetë në lidhje me thashethemet për të ardhmen e tij.

“Mjaft gënjyet. Unë do të qëndrojë te PSG,” – shkroi Di Maria.

Di Maria, 30 vjeç, u transferua te Parisi në vitin 2015 dhe deri tani ka shënuar 27 gola në 87 ndeshje zyrtare të luajtura për francezët.

Napoli dhe Inter ishin klubet e vëna në gjurmët e tij.

Shpërndaje në: