Diçka nuk ka shkuar mirë me këngën e re të Era Istrefit, këngëtarja kërkon ndihmën tuaj
Këngëtarja Era Istrefi ka publikuar këngën e saj më të fundit “No, I love yous” në bashkëpunim me reperin maroken French Montana.
Edhe pse ka shumë pak ditë që është publikuar në kanalin zyrtar në “Youtube”, kënga ka marrë mbi një milion klikime dhe kjo e ka gëzuar pa masë këngëtaren. Në këtë klip, bukuroshja nga Kosova na është shfaqur shumë ndryshe si në muzikë ashtu edhe në pamje, duke na treguar edhe një herë që ajo është thjesht “Era” dhe se çdo gjë që ajo bën shndërrohet në hit.
Teksa po shijon në maksimum suksesin e këngës së re, fama e së cilës ka depërtuar përtej kufijve, diçka nuk ka shkuar dhe aq mirë. Njerëzit po shpërndajnë tekstin e gabuar të këngës “No, I love yous”, për këtë arsye këngëtarja ka kërkuar ndihmën e ndjekësve të saj. Nëpërmjet një postimi në Instastory, Era shkruan “Ju lutem më ndihmoni duke e shpërndarë sepse njerëzit po shpërndajnë teksin e gabuar”.
Gjithashtu ajo ka bërë dhe një tjetër postim të këngës së saj në të cilin ka bashkangjitur edhe tekstin e saktë të këngës.





