Diego Costa: Nëse ai largohet nga Atletico s’ka më kthim prapa

Diego Costa: Nëse ai largohet nga Atletico s’ka më kthim prapa

Diego Costa ka thënë se Antoine Griezmann duhet të mendojë mirë për vendimin që do ta marrë këtë verë

Barcelona është skuadra e cila ka shprehur interesim për yllin e Atleticos dhe shumë lehtë francezi nga edicioni i ardhshëm mund të luajë në ‘Camp Nou’, transmeton Periskopi.

“Griezmann është i rritur dhe e di se çfarë dëshiron të bëjë,” ka thënë Costa.

“Ai këtu është shumë i rëndësishëm dhe këtë e dinë, ne të gjithë e duam Griezmann këtu.

“Ai e di se sa shumë e duan fansat. Nëse ai largohet, nuk ka kthim prapa. Kështu që ai duhet të mendojë mirë.

“Unë u largova dhe isha i lumtur, kisha një përvoj të re, vendosa me familjen time për një rikthim këtu dhe unë nuk do t’i tregoj atij se cfarë të bëjë,”. /Periskopi/

Shpërndaje në: