Diego Simeone do të rikthehet në Serie A si trajner i Interit

Diego Simeone do të rikthehet në Serie A si trajner i Interit

Trajneri i Atletiko Madridit, Diego Simeone, pritet që të rikthehet në Serie A, por këtë herë si trajner i Interit.

Këtë e ka bërë të ditur djali i tij, Giovani Simeone, i cili luan tek Fiorentina, shkruan Goal.com, transmeton Periskopi.

Simeones kontrata me Atletiko Madridin i skadon në vitin 2020 dhe sipas të gjitha gjasave ai do të plotësojë dëshirën e tij që të rikthehet në Milano si trajner i zi-kaltërve.

Simeone kishte luajtur dy vite si lojtar i Interit, dhe në sezonin 1997/98 kishte fituar trofeun e UEFA Cup./Periskopi/

Shpërndaje në: