Diellza feston ditëlindjen, ja sa vjet i mbushë sot
Vitet nuk kalojnë për Diellzën! Për artisten që njihet si ikona e bukurisë shqiptare, Diellza Kolgecin, dita e sotme është më e veçantë se ditët tjera.
Kjo ngaqë bukuroshja kosovare sot feston datëlindjen e 39-të. Me rastin e datës së lindjes, Diellza po merr urime të shumta, derisa gjatë ditës pritet të marrë urime nga artistë të vendit dhe më gjerë, pasiqë Diellza është e njohur në mbarë trojet shqiptare. Edhe pse sot ajo i mbushi 39-të vjet, Diellza me bukurinë dhe linjat trupore duket si të jetë 25 vjeçare.
Ndryshe, Diellza Kolgeci shquhet si këngëtare, aktore, modele etj. Ajo për vitin e e tretë me radhë organizoi evenimentin tashmë tradicional, “Ballo shqiptaren”, së bashku me Afërdita Paçaradën./21Media.



