Diellza Kolgeci mbështet fushatën për mos votim të kandidatëve të korruptuar (FOTO)
Diellza Kolgeci, grua e suksesshme Kosovare nga bota e artit dhe kulturës mbështet iniciativën e Shoqërisë Civile në Kosovë #AsUne nuk do të votojë për kandidatët e korruptuar.
Kjo fushatë e nisur nga Instituti Demokratik i Kosovës, është përkrahur edhe nga disa figura tjera publike përfshirë këtu edhe diplomatë, siç është Greg Delawie, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, shefja e Zyrës së BE-së njëherësh përfaqësuesja speciale e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, etj.




