Diellza Kolgeci shtatzënë me të dashurin 11 vite më të ri (Foto)
Ka kohë prej kur kemi dëgjuar të fundën herë risi mbi Diellza Kolegcin.
Muaj më parë ajo u nda nga arkitekti Noli Fetoshi.
E në gjithë këtë kohë duket të ketë pasur risi, goxha të mëdha.
Ikona e bukurisë ka nisur një romancë mebasketbollistin Fisnik Rugova, 11 vite më i ri, zbulojnë burime të sigurta të Prive.al.


Por, kjo s’mbetet lajmi më i madh!
Nga zëra pranë Diellzës, ne kemi arritur të zbulojmë që bukuroshja është në pritjen e ëmbël.
‘Diellza është katër muajshe shtatzënë dhe po ndihet shumë mirë’ – ka deklaruar burimi për Prive.al.
S’na mbetet gjë tjetër pos të urojmë çiftin për zhvillimin.



