Digjet një fabrikë e mishit në Obiliq
Një fabrikë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm.
Bëhet fjalë për fabrikën e mishit “Apetit”, që gjendet në Milloshevë të Obiliqit.
IndeksOnline raporton se në vendin e ngjarjes ndodhen policët dhe zjarrfikësit.
Akoma nuk dihen shkaqet e këtij zjarri dhe dëmi që mund të ketë bërë.




