Digjet një stallë në Ferizaj, ngordhin 4 lopë

Digjet një stallë në Ferizaj, ngordhin 4 lopë

Në fshatin Saraisht të Ferizajt, një personi i kanë ngordhur katër lopë pasi stalla e tij e kafshëve është përfshirë nga flakët në rrethana të panjohura.

Siç thuhet në raportin e policisë, përveç katër lopëve të ngordhura janë lënduar edhe disa tjera.

Njësit relevante kanë dalë në vend të ngjarjes dhe ekipi i zjarrfikësve ka shuar zjarrin.

Njësit policore janë duke hetuar rastin.

Shpërndaje në: