Dikur bashkë, sot rivalë
Pep Guardiola dhe Jose Mourinho dikur punonin së bashku në klubin e Barcelonës.
Ndërsa, tani njihen si ndër trajnerët më të mirë në futboll.
Mourinho nga kjo verë drejton Manchester Unitedin, ndërsa Guardiola ka marrë përsipër të njëjtën detyrë te skuadra tjetër nga i njëjti qytet, Manchester City.
Të dyja këto skuadra takohen nesër me fillim nga ora 13:30 minuta në Old Trafford, në kuadër të Premier Ligës angleze.
Mourinho dhe Guardiola ishin rivalë edhe para disa vitesh, kur portugezi drejtonte Real Madridin, ndërsa Guardiola Barcelonën. /Periskopi.com



