Dikur e kishte nxënës dhe lojtar, dje e përjashtoi nga loja James Milnerin (FOTO)

Dikur e kishte nxënës dhe lojtar, dje e përjashtoi nga loja James Milnerin (FOTO)

Liverpool arriti fitore të vështirë dje ndaj Crystal Palace me rezultat 4 me 3, për ta vazhduar rrugën drejt titullit. 

Një minutë para fundit, James Milner u përjashtua nga loja pas kartonit të dytë të verdhë, transmeton Periskopi.

Gjyqtari që e përjashtoi anglezin nga fusha ishte Jonathan Moss, dikur trajneri i shkollës së futbollit ku kishte marrë hapat e parë ish lojtari i Aston Villas.

Moss po ashtu ishte edhe profesor, dhe njëri nga nxënësit e tij ishte Milner.

20 vite më pas, Moss është gjyqtari që e përjashtoi nga fusha ‘nxënësin’ dhe ‘lojtarin’ e tij dikur. /Periskopi

Shpërndaje në: