Dikur Ibrahim Tatlises i këndonte Adelina Ismailit live
Mbase disa njerëz e kanë harruar e disa të tjerë nuk e dinë por në vitin 2005, legjenda turke, Ibrahim Tatlises kishte mbajtur koncert në Prishtinë.
Ibrahim Tatlises, kishte marrë në skenë divën shqiptare, Adelina Ismaili, të cilës ia këndonte këngën e tij të mirënjohur “Aramam”, shkruan rtv21.tv
E në anën tjetër, Adelina, bënte një performancë fantastike, duke e kënduar në vete poashtu këngën e Tatlises. Ata poashtu vallëzuan ngjitasi me njëri tjetrin.
Më poshtë gjeni videon e plotë të kësaj performance.
https://www.youtube.com/watch?v=jZUScDmqUOo



