Dikur këndonte “Trashe trashe”, ndërsa sot ky këngëtar ka ditëlindjen (Foto/Video)

Dikur këndonte “Trashe trashe”, ndërsa sot ky këngëtar ka ditëlindjen (Foto/Video)

Këngëtari i njohur Ermal Fejzullahu e nisi karrierën kur ishte shumë i vogël. Kënga e tij e parë për fëmijë ishte “Trashe trashe”, të cilën ai e realizoi kur ishte vetëm tetë vjeç.

Për shumë vite, edhe pse realizoi vazhdimisht projekte muzikore, fama e tij pasqyrohej nën ombrellën e babait të tij, këngëtarit Sabri Fejzullahu, gjersa vite më vonë, dhe edhe në ditët e sotme, ai etiketohet si këngëtar i njohur për publikun, që tashmë ka krijuar një stil të veçantë të tij në skenë.

Ermali ka vite që është i martuar dhe jeton në Prishtinë me bashkëshorten dhe tre fëmijët e tij. Hitet më të njohura në karrierën e tij janë këngët: “E shkuar e harruar”, “Goca nga Tirana”, “Ajo”, “Tavolina”, “Për një dashuri” etj. /Telegrafi/

 

 

Shpërndaje në: