Dikur luante për Real Madridin, sot luan në ligën e tretë të Francës (Foto)
Julien Faubert mund të mos iu tingëllojë si emër i njohur.
Por, ai gjatë karrierës së tij ka luajtur në skuadra të njohura përfshirë Ëest Ham, dhe Real Madrid, gjatë sezonit 2008/09.
Megjithatë, ai ka zbritur për disa nivele në karrierën e tij dhe tani është larg nga elita e futbollit evropian, shkruan e përditshmja sportive franceze “L’Equipe”.
Faubert është afër transferimit tek Creteil, ekip që aktualisht garon në ligën e tretë të Francës, përcjell “Lajmi.net”.
Creteil në edicionin e kaluar kishte rënë nga Ligue 2.




