Dikur yll i futbollit, tani nuk ka shtëpi për të fjetur

Dikur yll i futbollit, tani nuk ka shtëpi për të fjetur

Emanuel Eboue ka jetuar mes luksit gjatë 6 viteve që ka qenë pjesë e skuadrës së Arsenalit, por jeta e tij mori një kthesë të madhe disa vite më pas.

Ai ka humbur rezidencën e tij dhe makinën luksoze që ka pasur në Londër, dhe tashmë jeton në shtëpinë e një shoku, sepse qiramarrësit e kanë denoncuar.

Mbrojtësi i njohur ka kaluar kohë të vështira në vitet e fundit, madje dhe ka menduar edhe vetëvrasjen, pasi FIFA e dënoi me 1 vit për të mos luajtur.

“Ka shumë ditë që nuk dua të ngrihem nga shtrati, madje kam dashur edhe të vras veten. Kam qenë shumë naiv. Problemet me FIFA-n kanë ndodhur për shkak të njerëzve që më këshillonin, të cilit ishin njerëz që bënin sikur më donin të mirën”, ka thënë futbollisti nga Bregu i Fildishtë”.

Fatkeqësisht problemet për të u shtuan edhe më shumë nga divorci me bashkëshorten, Aurelie.

Gjyqi vendosi që ai duhet t’ja jepte rezidencën e tij ish-gruas, por ai nuk ka pranuar.

“Nuk mund t’i paguaj paratë një avokati. Është shtëpia ime. Kam vuajtur për ta blerë dhe tani jam i frikësuar. Unë nuk do të shes rrobat e mia apo atë që kam, por do të luftoj deri në fund, sepse nuk është e drejtë”.

Eboue provoi një aventurë të re me Gallatasarain ku nënshkroi një kontratë me vlerë 8 milionë euro.

“Ishte shumë e vështirë. Paratë që fitova, ja dërgova bashkëshortes që kujdesej për fëmijët tanë. Nga 8 milion, 7 ja dërgova asaj në shtëpi”.

Ish-mbrojtësi jeton në një shtëpi me një mikun e tij, Yasmin Razat, teksa fle në dyshekun e dhomës së ndenjes.

“Kur shoh Henrinë në TV jam i lumtur për të, por më vjen turp për gjendjen time. Kur shoh shokët e tim në televizion, mendoj se dhe unë duhet të isha atje”, ka mbyllur rrëfimin e tij Eboue.

Shpërndaje në: