Dikush e puth Skender Hysenin përmes televizionit (Foto)
Ai në një ditë vikendi si kjo e sotshmja ka zgjedhur të merret me mbesën 3 vjeçare, e cila kishte bërë një gjest mjaft interesant.
Si një vogëlushe, asaj shihet t`i ketë bërë shumë përshtypja një nga intervistat ku ishte shfaqur gjyshi i saj, shkruan Indeksonline.
Vajza kishte hipur lartë në komodinë për të arritur tek televizori ku shfaqej Skënder Hyseni, duke tentuar ta puthë atë.
“Kjo është Lydra, e cila mbushi 3 vite dje. Ajo tashmë ndjek me interesim intervistat e gjyshit! Hahaha!”, ka shkruar Hyseni, teksa i ka bashkangjitur mbishkrimit edhe foton që mund ta shihni më poshtë.




