Dilema e ateistëve shqiptarë: Feja, frenuese e zhvillimit – Të urojmë a mos të urojmë Bajramin?
Në një grup në Facebook të quajtur Shqiptarët laikë, po zhvillohet një debat në lidhje me atë se a duhet një ateist të urojë miqtë e tij besimtarë për festën e Bajramit. Sot po festohet Kurban Bajrami, ose siç njihet popullorçe, Bajrami i Vogël.
A.R. shkruan: “Pyetje, pse dhe si mundet një ateist të urojë Bajramet në rrjete sociale nëse nuk beson dhe mendon që feja është kthim mbrapa dhe frenuese e zhvillimit?”
Komentet janë të shumta. Ka të tillë që besojnë se në respekt të shokëve duhet shprehur urimet, por ka edhe shumë të tillë të cilët mendojnë se meqë feja është frenuese e zhvillimit dhe kthim mbrapa, do të duhej që as mos të urohej festa e Bajramit. /Periskopi



