Dimal Basha i lumtur për mandatimin e Konjufcës: Opozita ta votojë
Kryeparlamentari, Dimal Bashka është deklaruar para mediave, pas mandatimit të Glauk Konjufcës, raporton Periskopi.
Ai ka thënë se Kosova s’e ka luksin për të shkuar në zgjedhje dy herë, teksa iu bën thirrje opozitës që të ta votojnë.
“T’iu ikim zgjedhjeve për shkak që ky popull nuk e ka luksin që të shkojë në zgjedhje dhe e dyta e kemi buxhetin e shteti, kemi buxhetin e tri komunave dhe gjithashtu i kemi mbi 700 punonjës të RTK-së që i presin pagat e tyre dhe për këtë na duhet një kuvend dhe qeveri funksionale për të vazhduar sa më shpejt. Urime, uroj dhe shpresoj që opozita ti thërret arsyes dhe ta votoj Konjfucën për kryeministër”, tha Basha.



