Dini shumë gjëra për Leonora Jakupin, por jo edhe këtë (Foto)
Se është e bukur, se është e talentuar, se është ylli i muzikës, se është ëndrra e shumë meshkujve, etj, etj…
Ajo është as më pak e as më shumë se Leonora, sharmi, eleganca, stili e trendi i skenës sonë muzikore, shkruan “Kosovarja”.
Ndoshta pak nga ju e dinit, por Leonora është edhe një person shumë human, gjithmonë e gatshme për ti ndihmuar të tjerët, për tu zgjatur dorën atyre që kanë nevojë.
Këngëtarja sonte është e ftuara speciale në “Dua të t’bëjë të lumtur” të Arbana Osmanit, ku do ti bëjë një surprizë të madhe nënës Ferdonije nga Gjakova, e cila në luftën e fundit humbi më të dashurit e saj.
Leonora, i ofron nënës së vetmuar të bëhet vajza e saj. Emisioni i sotshëm zbulon edhe shumë të pa pritura e të pa njohura nga jeta e Leonores./




