Diplomacia serbe nuk ndalet: Edhe 12 shtete po e rishikojnë njohjen e Kosovës

Diplomacia serbe nuk ndalet: Edhe 12 shtete po e rishikojnë njohjen e Kosovës

Pas raportimeve të fundit për tërheqjen e njohjes së Pavarësisë së Kosovës nga Liberia, Ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiq ka thënë se “kjo  tërheqje e njohjes është në mesin e dhjetëra sish që po shqyrtojnë vendimet e tyre.

“Të paktën dymbëdhjetë vende aktualisht po e masin  qëndrimin ndaj Kosovës.  Shumë vende e  kanë njohur Kosovën pa pasur informacionin e duhur dhe tani, kur e shohin se si ndodhen gjërat, ata po i shqyrtojnë vendimet, kështu që kemi arsye të besojmë se numri i njohjeve do të bie nën 100 dhe pastaj të ashtuquajturat” Kosova mund të ëndërrojë vetëm të bëhet pjesë e organizatave ndërkombëtare”, tha kryediplomati serb për “Veçernje Novosti”.

Homologu nga Kosova i Daçiqit, Behgjet Pacolli ka demantuar lajmet se Liberia ka tërhequr njohjen e shtetësisë së Kosovës, njofton Klan Kosova.

Shpërndaje në: