Disa nga deklaratat akuzuese të Bylbyl Sokolit gjatë Kampionatit

Disa nga deklaratat akuzuese të Bylbyl Sokolit gjatë Kampionatit

Java e nëntë e Ipko Superligës së Kosovës në futboll, solli rezultate interesante në futbollin kosovar.

Janë pikërisht dy ekipet krye të tabelës  Prishtina e dyta me 18 pikë dhe Llapi i treti me 16 sosh,  ato që zhvilluan derbin e kësaj gjiroje në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

E rezultati përfundimtar në favor të Prishtinës 2:1, nuk i pëlqeu as tifozëve dhe as vet trajnerit të llapjanëve, Bylbyl Sokoli, raporton Periskopi.

Ky i fundit pas ndeshjes së sotme akuzoi gjyqtarin, Dardan Çaka me pretendimin në referim në dëm të ekipit që ai drejton.

“Mendoj se largimi i futbollistit tonë ishte vendimtar, ndërsa në pjesën e parë Bashiru meritoi kartonin e kuq por nuk u përjashtua. Jemi të dëmtuar rëndë nga gjyqtari”, deklaroi Sokoli.

“Ekipi ynë nuk e përballoi si duhet më pas presionin e Prishtinës. Rezultati është dashur të kontrollohet më mirë”, tha mes tjerash ai.

Sokoli po ashtu potencoi se Llapi po luan pa dy lojtarët ndër më kryesorët, Mentor Zhdrellën dhe Ahmet Jonuzin.

Një akuzë të ngjashme, Sokoli e pati bërë edhe pas ndeshjes me Flamurtarin, e cila pati përfunduar 1:1.

Përveç, që kritikoi arbitrin pas lojës, Sokoli i qortoi lojtarët në fushë dhe në pamjet e ndeshjes u kap duke ia drejtuar gishtin lojtarit, Behar Maliqi, i cili ishteautor i golit të parë sot.

“Kjo fitore do të na çonte në vendin e parë, por këtë ngarkesë nuk e përballuan këta futbollistë. Unë mendoj se ky arbitrim kështu nuk i ndihmon futbollit Kosovar, nuk do të flas a ishte gol a ishte penallti apo s’ishte, pork y referim nuk e dëmton vetëm Llapin, por gjithë futbollin Kosovar”, deklaroi Sokoli.

E këto sjellje të trajnerit, quan në lajme të shumta për një largim të tij nga Llapi dhe mosmarrëveshje me futbollistët. Por, këto zëra vet trajneri i mohoi vetëm pas fitores ndaj Lirisë në Prizren me rezultat 2:3, transmeton Periskopi.

“Llapin vërtetë e kanë dëmtu këto thashethëme dhe kemi qenë nën tension, sepse asgjë nuk ka pas zyrtare nga ana ime, as për kërkesa, as për dorëheqje as për ndonjë largim apo ankesë të futbollistëve në mjetet e informimit”, pati thënë Sokoli pas ndeshjes kundër Lirisë.

Gjatë këtij sezoni, Llapi zhvilloi një tjetër derbi në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë ndaj Feronikelit, e cila rezultoi me fitore të Feronikelit me rezultat 0:1.

Edhe pas kësaj humbje, Sokoli tha se ky është maksimumi i ekipit që ai udhëheq.

“Llapi e dha maksimumin,kjo është cillësia e ekipit tonë. E filluam mirë taktikisht dhe krijuam raste, por vazhdimisht po pësojmë nga pakujdesia e njejtë edhe pse në po përpiqemi që t’i evitojmë këto gabime”, deklaroi Sokoli.

Pas ndeshjes së sotme me Prishtinën, trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli, u sulmua fizikisht nga persona të panjohur.  Rasti është  konfirmuar nga Policia e Kosovës, ndërsa nga QKUK është bërë e ditur se trajneri  ka vetëm lëndime të lehta trupore./Periskopi/

Shpërndaje në: