Disa zona të Malishevës mbesin pa ujë
KRU Hidroregjioni Jugor njofton të gjithë konsumatorët e Njësisë Malishevë se për shkak të një defekti në rrjetin e ujësjellësit në Rrugën “Imer Krasniqi”, ekipet e saj do të realizojnë punime teknike për sanimin e tij.
Punimet do të fillojnë nesër, më 27.01.2026, nga ora 09:00, dhe gjatë kohës së punimeve mund të ketë ndërprerje të përkohshme ose vështirësi në furnizimin me ujë të pijes në disa zona të Njësisë Malishevë.
Sipas njoftimit, ekipet janë të angazhuara që punimet të përfundojnë sa më shpejt të jetë e mundur dhe furnizimi të rikthehet në normalitet.
KRU Hidroregjioni Jugor falënderon qytetarët për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin.



