Disiplina e hekurt e Henry si trajner: I jep shikim vrasës lojtarit të tij shkaku i karriges (Video)

Disiplina e hekurt e Henry si trajner: I jep shikim vrasës lojtarit të tij shkaku i karriges (Video)

Jeta e Thierry Henry si trajner ka pasur një fillim shumë më të vështirë sa që pritej.

Monaco ka shijuar vetëm dy fitore nën urdhrat e francezit në dhjetë ndeshjet e tij në krye të Les Monegasques.

Por, pavarësisht kësaj 41-vjeçari është duke dhënë maksimumin që gjërat te klubi francez të jenë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Henry është bërë viral në media dhe rrjete sociale me reagimin e tij drejt Benoit Badiashile pas konferencës për media, e vlefshme për ndeshjen ndaj Borussia Dortmundit në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi 17 vjeçar me të përfunduar konferenca u largua duke mos e rregulluar karrigen e tij dhe ky gjest nuk i pëlqeu trajnerit.

Henry i dha një shikim mjaft të ashpër, e pastaj i kërkoi që ta përmirësojë ‘gabimin’. Lojtari u kthye menjëherë dhe rregulloi karrigen pa ndonjë fjalë apo gjest dëshpërimi.

Mjaftoi kjo që të gjithë të flasin për kulturën dhe disiplinën e Henry, normalisht shumica e komenteve ishin pozitive.

Ish lojtari i Arsenalit ka deklaruar se e ka mësuar profesionalizmin nga ish trajneri i tij, Arsene Wenger, që arriti ta revolucionarizonte futbollin anglez në vitet ’90 dhe 2000.

https://www.facebook.com/btsport/videos/1635785386567541/

Shpërndaje në: