Distria afër medaljes, kualifikohet në gjysmëfinale
Pas Akil Gjakovës, edhe Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale në Grand Slam të Parist
Xhudistja kosovarë ka arritur që të përfitojë falë gabimeve të kundërshtares në çerekfinale, Yujeong Kang, për të siguruar një vend në gjysmëfinale.

Ajo e kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në rundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi rundin e dytë pa luftë.
Krasniqi u tregua e fortë për portugezen, duke triumfuar me Ippon, për ta nisur me këmbë të mbarë në Paris.
Se Krasniqi e ka seriozisht, tregoi edhe në rrethin e tretë, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon, xhudisten nga Brazili, Gabriela Chibana.
Kurse tani e ka mposhtur xhudisten nga Koreja e Jugut, Yujeong Kang dhe është vetëm një luftë larg medaljes në Paris.



