Distria e fiton me ippon luftën e parë në Grand Prixin e Hagës

Distria e fiton me ippon luftën e parë në Grand Prixin e Hagës

Distria Krasniqi e ka shënuar fitoren e parë në Grand Prix e xhudos që po mbahet në Holandë, në qytetin e Hagës.

Xhudistja nga Kosova e ka nisur në mënyrë fantastike rrugëtimin në Grand Prix ‘The Hague GP 2018’.

Krasniqi ka arritur që në ndeshjen e parë të mposht xhudisten nga Gjermania, Ulrich Mira, me ippon.

Në ndeshjen e radhës, Krasniqi do të takohet me xhudisten nga Portugalia, Maria Siderot.

 

Shpërndaje në: