Distria e pafat në finale, por nuk del nga Parisi pa medalje

Distria e pafat në finale, por nuk del nga Parisi pa medalje

Distria Krasniqi nuk arriti ta rrëmbente medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.

Ajo u mposht në finale nga xhudistja japoneze Ami Kondo me ‘ippon’, raporton Periskopi.

Distria fiton medaljen e argjendtë në kategorinë -48 kg.

Distria kaloi rrethin e parë pa luftë, kurse në raundin e dytë u përball me xhudisten portugeze, Joana Diogo, edhe kjo e fundit e kaloi rundin e dytë pa luftë.

Krasniqi u tregua e fortë për portugezen, duke triumfuar me Ippon, për ta nisur me këmbë të mbarë në Paris.

Se Krasniqi e ka seriozisht, tregoi edhe në rrethin e tretë, duke e mposhtur gjithashtu me Ippon, xhudisten nga Brazili, Gabriela Chibana.

Më pas mposhti xhudisten nga Koreja e Jugut, Yujeong Kang, ndërsa në gjysmëfinale e mposhti me pikë Melanie Clement. /Periskopi/

Shpërndaje në: