Distria Krasniqi – Ariel Bezalel, ja kush fitoi!

Distria Krasniqi – Ariel Bezalel, ja kush fitoi!

Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me turken Merve Tas.

Distria Krasniqi është kualifikuar në gjysmëfinale të turneut të xhudos Grand-Prix Antalya 2017, që po mbahet në Turqi.

“Disi” rundin e parë e ka kaluar pa luftë, kurse në xhiron e dytë e ka eliminuar izraeliten Ariel Bezalel, duke e fituar Grupin C në kategorinë 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me turken Merve Tas.

Ndërkohë, Fjolla Kelmendi ka humbur në rrethin e dytë në kategorinë 48 kilogramë, raporton zeri.info.

Në rundin e parë ajo e eliminoi turken Melisa Cakmakli, kurse në atë të dytë u mund nga izraelitja Shira Rishony.

Tash, xhudistja pejane do ta kërkojë medaljen përmes repasazhit, ku do të takohet fillimisht me xhudisten nga Azerbajxhani, Aisha Gurbanli.

Shpërndaje në: