Distria Krasniqi e fiton medaljen e parë të artë në Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’
Distria Krasniqi ia ka sjellë Kosovës medaljen e parë të artë nga Lojërat Mesdhetare ‘Tarragona 2018’.
Xhudistja jonë mposhti në finale italianen, Odette Giuffrida, në kategorinë -52 kilogramë.
“Është kjo medalja e parë e Kosovës në Lojëra Mesdhetare. Urime Distria dhe suksese Nora Gjakovës, e cila garon pas pak”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen e KOK-ut.
Distria siguroi pjesëmarrjen në finale pas triumfit në gjysmëfinale ndaj Irene Korkmaz.
Xhudistja turke u pezullua për shkak të tri vërejtjeve.
Ndërkaq, në çerekfinale, sportistja nga Kosova fitoi me Ippon ndaj spanjolles Isabel Perez.



