Distria Krasniqi në gjysmëfinale

Distria Krasniqi në gjysmëfinale

E jashtëzkonshme xhudistja kosovare Distria Kransiqi ka siguruar gjysmëfinale në Kampionati Europian të xhudos që është duke u zhvilluar në Tel Aviv të Izraelit.

Distria, në kategorinë -52 kilogramë, në meçin e parë  mundi polaken Karolina Pienkoëska ndërsa në çerekfinale arriti ta mposhtë Hungarezën Reka Pupp.

Ndryshe, Nora Gjakova ka fituar edhe luftën e dytë për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian Tel Aviv 2018. Xhudistja jonë, në kategorinë -57 kilogramë, mposhti me ippon Acelya Toprak të Britanisë së Madhe.

 Në çerekfinale takohet me fituesen e çiftit, Telma Monteiro (Portugali) – Tena Sikic (Kroaci).

Distria Krasniqit ka shkuar në rrethin e tretë dhe është rrugës së mirë për të marrë medalje. Ajo do të përballet me njërën nga xhudistet; Darya Blrskrypnik e Karolina Pol Pienkowka.

Shpërndaje në: