Dita e Falënderimeve, Haradinaj: Mirënjohje miqve tanë amerikanë, që qëndrojnë pranë
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka uruar Ditën e Falënderimeve.
Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj thotë se kjo ditë është simbol i shprehjes së mirënjohjes për gjithçka që viti i kaluar ka ofruar.
Bazuar në këtë, i pari i AAK-së i shprehu mirënjohje miqve amerikanë, që qëndrojnë pranë Kosovës.
“Urime Dita e Falënderimeve! Në këtë ditë, që është simboli i shprehjes së mirënjohjes për gjithçka që viti i kaluar na ka ofruar, veçanërisht i shpreh mirënjohje miqve tanë Amerikanë, që qëndrojnë pranë nesh duke thelluar vazhdimisht miqësinë tonë historike”, ka shkruar ai.
Postimi i plotë:



