Dita e përgjigjes për demarkacionin

Dita e përgjigjes për demarkacionin

Përgjigje përfundimtare do t’i jepet sot, të enjten, demarkacionit, në rast se Kuvendi nuk e heq nga rendi i ditës ratifikimin e Marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi.

Votimi është planifikuar pa u mbërritur konsensusi politik dhe duke qenë shoqëria në pikë të polarizimit për këtë çështje – lidershipi shtetëror e mbështet, ndërsa kundërshtohet rreptë nga shumë qytetarë, nga ekspertë, nga opozita e nga një pjesë e deputetëve të subjekteve qeveritare, por edhe nga veteranët e UÇK-së, pasi gjykohet se me këtë dokument humben rreth 8 mijë hektarë të territorit të Kosovës.
Protesta dhe tensione janë paralajmëruar të ndodhin gjatë procesit të vendimmarrjes për demarkacionin, brenda e jashtë Kuvendit. Janë dhënë alarme edhe për përshkallëzim të situatës në rast se Marrëveshja ratifikohet. Megjithëkëtë, është shprehur një besim në masë se subjektet që përbëjnë koalicionin qeverisës nuk i kanë të sigurta 80 vota “pro” të ligjvënësve, minimumi i atyre që kërkohen për të kaluar Marrëveshja e kufirit me Malin e Zi, e parafuar një vit më parë (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

 

Shpërndaje në: