Ditë të zeza për Dembelin e Barçës: Deschamps rrëfen se ai mungon edhe te Franca

Ditë të zeza për Dembelin e Barçës: Deschamps rrëfen se ai mungon edhe te Franca

Trajneri i Francës, Didier Deschamps është paraqitur në konferencën e sotme për shtyp dhe ka folur edhe për problemet e fundit të Ousmane Dembeles.

Anësori i Barcelonës ka vazhduar të tregojë mungesë profesionalizmi, dhe kjo i ka ndikuar me minutazh nga Ernesto Valverde.

 

 

”Unë i di arsyetimet e tij kur ai vonohet”, tha Deschamps për gazetarët.

”Për ta mbrojtur veten ai thotë: ‘Nuk jam i vetmi”.

”Ousmane e ka shprehi që të vonohet”, vazhdoi Deschamps.

”Paarsisht se a është te klubi apo Kombëtarja, ai do të vonohet paksa”.

Shpërndaje në: