Ditë të zeza për Rita Orën: S’dihet çka po i bën vaki, Dua Lipa e lë tepër larg (Foto)
Dua Lipa dhe Rita Ora. Dy super yje shqiptare në botën e muzikës që po bëjnë krenarë kombin e tyre kudo, shkruan Periskopi.
Të dyja kanë origjinën nga Kosova dhe të dyja jetojnë e veprojnë në Britaninë e Madhe. Ky vend i madh që ua ofroi gjitha mundësitë për të arritur majën e suksesit në këndim. Ndonëse Rita Ora ia nisi më herët karrierës se sa Dua Lipa, kjo e fundit ka rrëmbyer miliona fansa anë e mbanë botës më shumë.
Rita Ora për herë të parë bëri bujën e madhe në botë në shkurt të vitit 2012, me këngën ‘Hot Right Now’.
Kurse Dua Lipa tek pas tri viteve, në gusht të vitit 2015 lansoi këngën e saj ‘Neë Love’, e cila ia hapi rrugët drejt suksesit botëror.
Ndonëse të dyja këngëtaret janë shumë të dashura për publikun dhe dëgjohen në masë të madhe këngët e tyre, Dua Lipa është ajo që ka mbledhur miliona fansa më shumë se sa Rita Ora. Kjo vërehet edhe në llogaritë e tyre në Instagram. Rrjeti të cilin e përdorin më së shumti VIP’at.
Aktualisht, Dua ka 30.8 milionë ndjekës në Instagram, ndërkohë që Rita Ora ka mbetur pas me 14.9.milionë folloëers. I bie që Dua ka dyfishin e fansave nëpër botë.
Periskopi kishte raportuar edhe më 3 mars të këtij viti për këtë çështje. Pra më pak se katër muaj, Dua Lipa pati rritje për 3 milionë ndjekës në Instagram, kurse Rita Ora po në këtë periudhë ka stagnuar me vetëm 400 mijë folloëers në rritje.
Në atë kohë, Dua kishte mbi 27 milionë ndjekës në Instagram, ndërkohë që Rita Ora kishte mbetur pas me 14.5.milionë followers.
Çka po i tërheqë më shumë fansat tek Dua Lipa?
Padyshim që këngët e projektetet e të dyjave dëgjohen anë e mbanë botës. Por, a e keni menduar ndonjëherë se cila ka fizik më të bukur apo më mirë të themi trupi i cilës është më i ushtruar në palestër.
Në profilet e tyre në rrjete sociale, edhe Rita por edhe Dua shpesh postojnë fotografi nga palestra, ku vënë në pah belin e hollë me kocka dhe pjesë tjera të trupit.
Megjithatë, shihet qartë se Dua Lipa punon shumë më shumë në këtë aspekt.
Rita është një bionde e lezetshme, shtatshkurtër dhe më e plotë. Kurse Dua një vajzë e gjatë, brune dhe më thatanike.
Sidoqoftë të dyja këngëtaret shqiptare duken bukur dhe mjaft tërheqëse në çdo paraqitje që e bëjnë.
Ylli i muzikës, Dua Lipa para disa muajsh kishte rrëmbyer çmimin “Artistja më e mirë e re” dhe çmimin “Best Dance Recording” për këngën e saj “Electricity”, në bashkëpunim me Silk City dhe Diplo e Mark Ronson. Ndërkohë që Rita nuk ishte fare e nominuar në Grammy 2019.
Megjithatë, që të dyja po korrin suksese të mëdha e po bëjnë krenarë shqiptarët anë e mbanë. Së fundmi, Bebe Rexha kishte propozuar që ‘shqipet’ të bëhen bashkë në një projekt të vetëm.
Këngëtarja me origjinë nga Dibra që po ndërton karrierë në SHBA dëshiron një bashkëpunim ndërmjet katër yjeve të mëdha të skenës botërore. Bebe dëshiron një bashkëpunim me Dua Lipën, Rita Orën dhe Ava Max’in.
Lipa kishte pranuar menjëherë bashkëpunimin, duke shkruar ‘Hajde shqipeee’, po ashtu edhe Ava Max. Vetëm Rita Ora s’kishte dhënë asnjë përgjigje.
Kujtojmë se që nga fillimi është përfolur se Rita e Dua nuk kanë raporte të mira, kjo për shkak të inateve dhe konkurrecës në tregun botëror. Këtë gjë e dëshmon edhe fakti që nuk e ndjekin njëra-tjetrën fare në Instagram./PERISKOPI/

















