Ditët tragjike të futbollit, 12 futbollistët që ndërruan jetë në fushë (Foto)

Ditët tragjike të futbollit, 12 futbollistët që ndërruan jetë në fushë (Foto)

Pasioni për lojën më të bukur në botë, fatkeqësisht u ka marrë jetën edhe shumë kampionëve.

Njerëzve që kanë bërë sakrifica, djem e bukura që kanë lënë mënjanë shumë gjëra për t’iu përkushtuar topit dhe fushës, aq sa shpeshherë kanë anashkaluar edhe anomalitë e tyre fizike, të cilat fatkeqësisht më pas i kanë detyruar që të ndërrojnë jetë.

Këto janë tragjedi, drama që nuk duhet të ndodhin, por tashmë rastet janë bërë shumë dhe i fundit është Sheik Tiote, i cili ra viktimë e një arresti kardiak, teksa stërvitej në Kinë, për skuadrën e Beijing Enterprajsis, klub që militonte në kategorinë e dytë, shkruan “Panorama Sport”.

Gjithsesi, në të kaluarën raste ka pasur shumë, si Gregori Mertens në vitin 2015, vetëm 24-vjeçar, i cili ndërroi jetë në fushë, pas një miqësoreje mes rezervave të Lokerenit dhe Genkut. Piermario Morozini në vitin 2012 vdiq në fushë gjatë një ndeshjeje të Serisë B, Livorno-Peskara, një pakujdesi fatale, pasi në stadium mungonte defibrilatori. Lista vazhdon me Naoki Matsuda (2010, problem kardio-respirator), apo akoma më parë Daniel Harke, ikonë e Espanjolit.

E madhe ishte edhe humbja e Antonio Puertas (vitin 2008), i cili u shtri në fushë në një sfidë Sevija, Getafe, për të mos i hapur më sytë kurrë. Tragjeditë vazhdojnë me Fill O’Donëll, i goditur nga infarkti në fushë (Motheruell 2007), Davide Di Tomazo (2005, Utreht), apo edhe Miklos Feher, në 2004-ën, me mesfushorin e Benfikës që u nda nga jeta në fushën e lojës, në minutat finale të ndeshjes me Guimareshin, me “shqiponjat” që vendosën më pas ta nderojnë me tërheqjen e numrit 29.

E dhimbshme dhe lista është shumë e gjatë, por pavarësisht dramës, loja e futbollit vazhdon, jeta vazhdon dhe kujtimi i gjithë këtyre sportistëve fantastikë do të mbetet përjetë i gjallë…

Shpërndaje në: