Dj Blunt ofendon rëndë Ledrin dhe Gjikon (Video +18)

Dj Blunt ofendon rëndë Ledrin dhe Gjikon (Video +18)

Kohëve të fundit Dj Blunt, është duke lëshuar disa video përmes të cilave po i ofendon rëndë disa pjesëtarë të estradës.

E cak i sulmeve të fundit ka qenë Ledri Vula, të cilin ai e akuzon shumë rëndë për disa veprime të tija.

Madje ai thotë se është nga më meritorët që Ledri sot është në maje të estradës.

“Ai ka ardh tek ne dhe ka kërku prej meje e Real 1, me e bo një remix të këngës  (Nëse m’don ti), për respektin që na  e kem pas për atë, kemi vendos me i ndihmu që me u kthy përsëri në estradë, tu e ditë që është kënga e tij e dytë pas pauzës disa vjeçare. I kemi anulu krejt xhirimet e mëhershme  dhe kem filluar me xhirime të reja, vetëm  me ja ndihmu, por ai na ka kthye me diss-respekt”, thotë Blunt.

Ai ka ofenduar rëndë edhe Labelin “Redbox”, duke i krahasuar me “Red Line District”.

Cak i sulmeve ka qenë referi i famshëm Gjiko, të cilin e ka ofenduar për punën që thotë se e kishte bërë si kamarier në Fast Food-a.

“Ti para se me ardhë në Prishtinë ke punu si kamarier në Tetovë, kur u bone ti me na kallxu ne se çka është muzika, kur na jem në industri prej 1998”, thotë Blunt për Gjikon./Periskopi

Shpërndaje në: