Djali i biznesmenit shqiptar që po tërbon vajzat me jetën luksoze (Foto)
Andi është një ndër djemtë më të kërkuar dhe që është vënë në shënjestër të femrave gjatë kohëve të fundit e kjo jo vetëm falë anës së tij ekonomike, por edhe pamjes e pjesës fizike.
Një djalë bukurosh, me muskuj, me sytë jeshilë, me mjekër siç është dhe moda.
Kush nuk do ta donte një të tillë? Në rrjetet sociale dallohet lehtësisht jeta luksoze, pushimet dhe pasioni i tij për orët e shtrenjta e makinat e tipeve të fundit.
Andi ka shtuar kohët e fundit në koleksionin e tij edhe një automjet tip Rolls Royce Ghost, e cila dyshohet të jetë një ndër automjetet më të shtrenjta që ka hyrë në territorin shqiptar. Nuk e dimë se cila është situata sentimentale e tij për momentin, por gjithsesi, kjo nuk ka pse t’i ndalojë femrat të ëndërrojnë për të!








