Djali i Fadil Fazliut: Arrestimi ndodhi pa paralajmërim, është kidnapim

Djali i Fadil Fazliut: Arrestimi ndodhi pa paralajmërim, është kidnapim

Fahri Fazliu ka treguar detaje rreth arrestimit të babait të tij, Fadil Fazliu, që ndodhi gjatë mëngjesit të sotëm nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

Ai tha se lajmin për arrestimin e babait e mori nga komshinjtë e tij. Sipas tij, ajo që hetuesit e Prokurorisë në Hagë kanë bërë, është kidnapim.

“Edhe paradite edhe pasdite isha në bazën e tyre në Fushë Kosovë, në EULEX. Kërkova përshëndetjen me babanë, nuk mu lejua. Prapë në mbrëmje kërkova, s’mu lejua. Sipas informacioneve, po mendojmë se të arrestuarit janë ende aty, pra në Fushë Kosovë, në bazën e EULEX-it.

Më treguan komshinjtë për arrestimin, thanë që erdhën 3-4 vetura të EULEX-t dhe e kanë marrë. Fadili veç shkoi. U thash se dua ta di arsyen e arrestimit, më thanë që nuk kemi, ju tregojmë pastaj. Me ndodh një arrestim pa paralajmërim, është kidnapim”, tha Fazliu në Klan Kosova.

Gjykata Speciale arreston dhe Fadilin, vëllaun e dy heronjve Bahri dhe Fahri Fazliut

VIDEO| Flet djali i Fadil Fazliut: Babai do të dërgohet në Hagë

Shpërndaje në: