Djali i Fadil Fazliut thërret qytetarët për t’iu bashkuar protestës “Unë jam UÇK” në Tiranë
Djali i Fadil Fazliut, Fahriu u ka bërë thirrje qytetarëve për t’u bashkuar në protestën gjithëkombëtare “Unë jam UÇK”, e cila do të mbahet nesër në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.
Ai ndau një fotografi ku shihet i veshur me një bluzë mbi të cilën ka vendosur babanë e tij, Fadilin, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.
“Të gjithë bashkë nga të gjitha trojet shqiptare për të mbrojtur të vërtetën e luftës sonë çlirimtare, për të nderuar sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të lirisë, dhe për të kërkuar drejtësi e dinjitet për çdo çlirimtar”, shkruan Fazliu.



