Djali i Fadil Vokrrit zbulon: Ja pse zgjodhëm Bernard Challandes

Djali i Fadil Vokrrit zbulon: Ja pse zgjodhëm Bernard Challandes

Djali i legjendës Fadil Vokrri, Gramozi ka zbuluar ekskluzivisht se pse zgjodhën Bernard Challandes si trajner të Kosovës.

Ai në deklaratën pas ndeshjes ka thënë: ”Ne jemi popull euforik, dhe kur kemi parë profilin e tij, kemi vërejtur se ai i kanalizon këto ndjenja”.

Për arritjen historike dhe lotët e tij pas përfundimit të ndeshjes, Gramozi tha: ”Në fakt, kanë qenë lot gëzimi sepse ëndrra e Fadil Vokrrit u përjetësua përmes këtyre djemve. Ia dolëm”.

”Kam pasur mbështetjen e të gjithë kosovarëve, kudo që janë. Edhe ky popull e ka ëndërruar këtë moment, siç e ka ëndërruar babai im. Ky është vetëm fillimi, jo një arritje”, ka thënë ai. /Periskopi/

Shpërndaje në: