Djali i Fergusonit flet për herë të parë që nga koha kur babai i tij u shtrua në spital

Djali i Fergusonit flet për herë të parë që nga koha kur babai i tij u shtrua në spital

Sir Alex Ferguson pësoi gjakderdhje në tru dhe u shtrua në spital javën e kaluar

Shëndeti i trajnerit legjendar të Manchester United tani është përmirësuar pasi nuk është më në kujdesje intenzive, transmeton Periskopi.

“Në emer timin dhe të familjës do të doja të ju falenderoja të gjithëve për mesazhet pozitive që i keni dërguar,” ka thënë Darren Ferguson, djali i ish-trajnerit të Man United.

“Do të doja të përfitoj nga ky rast për të falënderuar stafin në spitalin Macclesfield dhe në Salford Royal të cilët kanë qenë me të vërtetë të shkëlqyer.

“Ne vazhdojmë të mbajmë privatësinë gjatë kësaj periudhe jetike të rimëkëmbjes së babait,” përfundoi Ferguson, i cili është trajner i Doncaster. /Periskopi/

Shpërndaje në: