Djali i ish-ministrit kosovar në prova në Gjermani
Evropa është ëndërr e çdo futbollisti kosovar, ndërsa në vitet rastet që së paku shkojnë në prova janë më të shpeshta.
Emri i fundit që e synon këtë cak është Endrit Demolli. Ai është një nga futbollistët më premtues për futbollin e Kosovës. 17 vjeçari që luan për Përfaqësuesen U19 të Kosovës është djali i ish-ministrit të FSK-së, Haki Demolli.
Duhet theksuar se Demolli për dy mandate ka qenë edhe nënkryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës.
Futbollisti që angazhohet te skuadra e Flamurtarit në Superligë kohë më parë i kishte kaluar me sukses provat te skuadra e famshme norvegjeze, Valerenga.
Por, para tij është një sfidë më e rëndësishme. Demolli do të provohet edhe te skuadra e njohur gjermane, Bochum.
Të martën e ardhshme, 17 vjeçari i Kosovës do të testohet para trajnerëve e ekspertëve gjermanë.



