Djali i Rasim Demirit, në mesin e të arrestuarve për manipulim të votave
I biri i Rasim Demirit, është në mesin e të arrestuarve nga aksioni i sotëm i Policisë dhe Prokurorisë në Prizren, si i dyshuar për manipulim të votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Siç mëson Klankosova.tv, Alaudin Demiri është i dyshuar për tjetërsim të votave për babanë e tij.
Rasim Demiri është përfaqësues i Koalicionit Vakat, koalicion ky i përbërë nga disa parti të boshnjakëve në Kosovë.
Sipas të dhënave të KQZ-së, në procesin e rinumërimit të votave për kandidatët për deputetë, Rasim Demiri del se ka 119 vota më pak sesa në numërimin fillestar në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.



