Djali i Trump: SHBA mund të ndërpresë përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë

Djali i Trump: SHBA mund të ndërpresë përpjekjet për përfundimin e luftës në Ukrainë

Donald Trump mund të tërhiqet nga lufta në Ukrainë, sipas deklaratave të djalit të madh të presidentit amerikan, në një konferencë mbi Lindjen e Mesme.

Trump Jr. sulmoi politikën ukrainase, duke thënë se ukrainasit e pasur janë të korruptuar dhe se kanë braktisur vendin. Sipas tij ata kanë lënë klasën punëtore për të luftuar.

Ai gjithashtu akuzoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për vazhdimin e luftës për të shmangur humbjen në zgjedhjet e ardhshme, duke argumentuar se njohja e tij e vazhdueshme nga e majta e bën atë pothuajse një “zot”, ndërsa vendi i tij është shumë më i korruptuar se Rusia.

Ai gjithashtu kritikoi shefen e politikës së jashtme të BE-së, Kaia Kallas, për sanksionet kundër Rusisë, të cilat ai tha se kishin rritur çmimet e naftës dhe i kishin lejuar Rusisë të financonte luftën.

“Strategjia evropiane është të presë që Rusia të falimentojë, nuk është një plan”, tha ai.

Duke iu referuar fushatës zgjedhore të vitit 2022, Trump Jr. pretendoi se vetëm tre persona e konsideronin luftën në Ukrainë një çështje të madhe. Ai këmbënguli se fluksi i drogës nga Venezuela është një problem më i menjëhershëm dhe i rrezikshëm për Shtetet e Bashkuara sesa lufta në Ukrainë apo Rusi./Periskopi/

Shpërndaje në: